Aksident i rëndë në aksin Lezhë-Milot, shoferi i makinës përplas për vdekje këmbësorin

Aksident/ polici/ vrasje/ ngjarje

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në aksin Lezhë–Milot, në afërsi të kryqëzimit të Shënkollit.

Sipas informacioneve paraprake, një automjet dyshohet se ka përplasur për vdekje një këmbësor.  Ende  nuk dihet identiteti i viktimës dhe rrethanat e plota të aksidentit.

Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor janë nisur drejt vendngjarjes, ku po kryejnë veprimet procedurale dhe po punojnë për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti të rëndë. Deri tani nuk ka një njoftim zyrtar nga autoritetet.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.