Zgjedhjet në Kosovë, pjesëmarrja në rënie krahasuar me 28 dhjetorin

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë ka njoftuar se deri në orën 15:00 në zgjedhjet e sotme kanë votuar 445,622 qytetarë, që përfaqësojnë 22.74 për qind të elektoratit me të drejtë vote.

Të dhënat tregojnë një rënie të ndjeshme të pjesëmarrjes krahasuar me zgjedhjet e 28 dhjetorit të vitit të kaluar. Në të njëjtën orë të atij procesi zgjedhor kishin votuar 585,635 qytetarë, ose 29.29 për qind e votuesve, çka nënkupton se këtë herë kanë dalë në votime 140,013 persona më pak.

Pavarësisht numrit më të ulët të votuesve, kryetari i KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, ka deklaruar se procesi zgjedhor po zhvillohet në mënyrë të qetë dhe pa incidente që mund të cenojnë integritetin e zgjedhjeve.

KQZ-ja pritet të publikojë raportin e radhës për pjesëmarrjen në votime në orën 19:30, kur edhe përfundon procesi i votimit dhe mbyllen qendrat e votimit.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.