Plagosje me armë zjarri në Vlorë

Miks Albania

Një plagosje me armë zjarri është shënuar këtë të diel në Vlorë, në zonën e rrugës Transballkanike, në lagjen “Pavarësia 3”.

Mësohet se një person ka mbetur i plagosur në këmbë dhe është transportuar menjëherë drejt spitalit për të marrë ndihmën e nevojshme mjekësore.

Rrethanat e ngjarjes mbeten ende të paqarta, ndërsa forcat e policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të incidentit.

Po ashtu, grupi hetimor po punon për identifikimin e autorit dhe dokumentimin e plotë të ngjarjes.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.