Një person ka humbur jetën pas të shtënave me armë zjarri në Memaliaj.
Deri më tani është identifikuar viktima, i cili quhet Endri Goxhaj. Ndërkohë i plagosur rëndë është Dario Nela. Të shtënat me armë ndodhën pas një sherri mes disa personave në qendër të qytetit.
Ata fillimisht janë konfliktuar fizikisht e më pas gjendja ka agravuar deri në përdorimin armëve.
Ndërkohë grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe dokumentimin e krimit.
