Vijojnë punimet, hapet segmenti Labinot-Fushë–Mirakë. Rama ndan pamjet e aksit të ri me dy korsi

Kryeministri Edi Rama ka njoftuar këtë të premte hapjen për qarkullim të një tjetër segmenti rrugor që është pjesë e Korridorit VIII. Përmes një postimi në rrjetet sociale, kreu i qeverisë ka bërë me dije se punimet po vijojnë me ritëm, ndërsa aksi i ri që lidh daljen e fshatit Labinot-Fushë me zonën pas fshatit Mirakë është tashmë plotësisht i aksesueshëm për të gjithë përdoruesit e rrugës.

Sipas Kryeministrit, ky segment i ri është ndërtuar me dy korsi vajtje-ardhje për të përballuar fluksin e mjeteve.

 “Ndërkohë që punimet vijojnë, është hapur për qarkullim një tjetër segment i Korridorit VIII

Nga dalja e fshatit Labinot-Fushë deri pas fshatit Mirakë, tashmë është i aksesueshëm segmenti i ri rrugor me dy korsi vajtje-ardhje.

Hapja e këtij segmenti përmirëson qarkullimin, rrit sigurinë rrugore, shkurton kohën e udhëtimit dhe lehtëson transportin e qytetarëve dhe të mallrave”, ka shkruar Rama.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.