Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka kërkuar zyrtarisht të marrë pjesë në mbledhjen e Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, e parashikuar të mbahet më 14 nëntor.
Përmes një shkrese të dërguar nga paraburgimi në Fier, Veliaj i është drejtuar sekretarit të përgjithshëm të Partisë Socialiste, Blendi Klosi, si dhe Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK), duke kërkuar mundësimin e pjesëmarrjes së tij fizike ose përmes videokonferencës.
Në kërkesën e tij, Veliaj argumenton se masa e arrestit nuk duhet ta privojë nga ushtrimi i të drejtave politike dhe pjesëmarrja në veprimtaritë e strukturave të partisë ku bën pjesë.
Ai kërkon që çështja të shqyrtohet me urgjencë, duke theksuar se pjesëmarrja në Asamblenë Kombëtare mund të realizohet pa qenë e nevojshme ndryshimi i masës së sigurisë ndaj tij.
Tashmë pritet që kërkesa e kryebashkiakut të Tiranës të shqyrtohet nga institucionet përkatëse.
