Tragjedi në Tushemisht, humb jetën 63-vjeçari, u dëmtua nga guri fleksibël

Një ngjarje tragjike është regjistruar paraditen e së mërkurës në fshatin Tushemisht, ku një 63-vjeçar ka humbur jetën teksa kryente punime për riparimin e banesës së tij.

Sipas informacioneve paraprake, viktima, Kristaq Çulaku, po punonte me një gur fleksibël kur, për shkaqe që ende po hetohen, disku i pajisjes është thyer dhe e ka goditur rëndë.

I plagosur, 63-vjeçari u transportua me urgjencë drejt spitalit, por nuk arriti t’u mbijetojë plagëve dhe ndërroi jetë gjatë rrugës.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë shërbimet e Policisë, të cilat kanë nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të ngjarjes. Trupi i pajetë është dërguar në morg, ndërsa ekspertiza mjeko-ligjore dhe veprimet hetimore pritet të përcaktojnë me saktësi shkaqet e aksidentit.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.