Tragjedi në Shëngjin! Dallgët e detit u marrin jetën dy personave, dy të tjerë në gjendje të rëndë

Miks Albania

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Shëngjin, në zonën turistike të Ranës së Hedhun.

Mësohet se dy persona kanë humbur jetën si pasojë e mbytjes në det dhe dy të tjerë janë në gjendje të rëndë shëndetësore. Mësohet se dy të të rinjtë i mori dallga.

Në vendngjarje ndodhen shërbimet e emergjencës dhe forcat e policisë, që po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.