“Tërmet” politik në Gjermani | CDU bie nën 20%, rritet presioni ndaj Friedrich Merz

Tërmet politik në Gjermani! AfD merr 44%, CDU e Merz pëson disfatë historike

Tërmet politik në Gjermani. Alternative für Deutschland (AfD) ka arritur një fitore historike në zgjedhjet e së dielës në Sachsen-Anhalt, duke marrë 43.8% të votave dhe duke lënë shumë pas CDU-në e kancelarit Friedrich Merz.

AfD ka dyfishuar rezultatin e vitit 2021, kur kishte marrë 20.8%. Partia siguron 39 nga 83 mandatet dhe mbetet vetëm tre vende larg shumicës absolute.

Në anën tjetër, CDU pësoi një disfatë të rëndë, duke rënë në 17.2%, nga 37.1% pesë vite më parë.

Një shifër tregon përmasat e përmbysjes: në vitin 2021 CDU fitoi 40 nga 41 zonat elektorale direkte. Këtë herë nuk fitoi asnjë, ndërsa AfD mori 38 prej tyre.

“Kemi shkruar historinë”, deklaroi kandidati i AfD-së, Ulrich Siegmund, pas rezultatit.

Por fitorja nuk i garanton AfD-së pushtetin. Partitë e tjera, veçanërisht CDU, vazhdojnë të përjashtojnë një koalicion me të, duke ruajtur të ashtuquajturin “Brandmauer”, murin politik kundër bashkëpunimit me AfD-në.

Rezultati përbën një goditje serioze edhe për kancelarin Friedrich Merz. CDU humbet një land që e kishte drejtuar prej më shumë se dy dekadash, ndërsa AfD konfirmon rritjen e saj të fortë në lindje të Gjermanisë.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.