Presidenti Begaj dekreton emërimin e Klodiana Spahiut si ministre të Shëndetësisë

08 shtator 2026- Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka dekretuar sot emërimin e Klodiana Spahiut në detyrën e ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Në të njëjtën ditë, kreu i shtetit ka dekretuar edhe dorëheqjen e Evis Salës nga posti i Ministres së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Klodian Spahia është deputete e qarkut të Durrësit prej vitit 2009 dhe ka ardhur në politikë nga bluzat e bardha. Ajo ka përfunduar studimet për mjekësi të përgjithshme dhe është e specializuar për kardiologji dhe ka kryer studime pasuniversitare në Itali.

Spahiu ka qenë dhe anëtare dhe nënkryetare e komisionit të shëndetësisë dhe është angazhuar në nismat e ndërmarra nga socialistët në këtë sektor.

Pas dekretimit, ministrja e re e Shëndetësisë duhet të marrë votëbesimin e parlamentit dhe përpara marrjes së detyrës duhet të kryhet betimi para presidentit të Republikës.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.