Një automjet ka shpërthyer në afërsi të rrugës “Myslym Shyri” në Tiranë mëngjesin e kësaj të marte, 13 tetor. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat po punojnë për të sqaruar rrethanat e shpërthimit.
Deri më tani, nuk dihet nëse shpërthimi ka ardhur si pasojë e një lënde eksplozive apo e faktorëve të tjerë.
Fatmirësisht, nga ngjarja nuk raportohet për persona të lënduar.
Pritet që në vijim të ketë më shumë detaje mbi shkaqet dhe rrethanat e incidentit.
