Roskovec/ I riu plagos me çekiç ish-vjehrrin

Aksident/ polici/ vrasje/ ngjarje

Një plagosje me çekiç ka ndodhur mbrëmjen e kësaj të diele në fshatin Suk të Roskovecit.

Mësohet se një shtetas ka shkuar në banesën e ish-bashkëjetueses së tij, ku pas një konflikti me babain e saj, dyshohet se e ka goditur me çekiç.

I plagosuri, E.G., është transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Fierit dhe, sipas informacionit paraprak, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Autori i dyshuar është larguar nga vendngjarja.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.