Kreu i grupit parlamentar të PS-së Taulant Balla në një deklaratë për mediat tha se dje protestës qytetare i është bashkuar e gjithë PD-ja dhe strukturat e saj.
I pyetur nga gazetarët: “Dje a patë më shumë se 2000 protestues?”, Balla u përgjigj duke thënë se dje ishin më shumë se aq, por nuk i ka numëruar.
“Po ishin më shumë se 2000 dje. Nuk i kam numëruar. Dje ishte protestë kombëtare, s’ishte protestë lokale. Padyshim që dje ishte edhe gjithë PD-ja në protestë, nga kampioni i protestave të PD-së Sali Lusha tek gjysma e grupit parlamentar të PD-së, të gjithë kryetarët e grup seksioneve të PD-së, kështu që s’më bën përshtypje që protesta nisi si një protestë lokale për flamengot, dhe ndërkohë që bufat kanë filluar ta ndjejnë veten si flamingo”, u shpreh kreu i grupit parlamentar të PS-së.
