Po punonte në autostradë, 64-vjeçari shqiptar përplaset nga makina, humb jetën

Një punëtor 64-vjeçar shqiptar, Hashim Mehmeti, ka humbur jetën si pasojë e një aksideti të rëndë të ndodhur në segmentin Messina–Catania, në Itali.

Ai punonte për një kompani ndërtimi dhe ndodhej në kantier duke kryer punime mirëmbajtjeje në nyjet e zgjerimit të një ure, kur u përplas nga një automjet që po qarkullonte në autostradë.

Policia ka nisur hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të aksidentit. Mes pistave që po shqyrtohen është mundësia që drejtuesja e automjetit të mos ketë vënë re ngushtimin e karrexhatës ose të ketë devijuar papritur për të shmangur një automjet tjetër.

Pavarësisht se ekipet e emergjencës mbërritën menjëherë në vendin e ngjarjes, 64-vjeçari shqiptar ndërroi jetë për shkak të plagëve të marra.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë dhe shkaqet e tragjedisë.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.