Peshkatari gjendet i pajetë pranë ishujve të Ksamilit, dyshohet se është mbytur gjatë stuhisë

Një peshkatar është gjetur i pajetë në ujërat pranë ishujve të Ksamilit, në Sarandë. Viktima është identifikuar si 61-vjeçari Mihal Zoi.

Sipas të dhënave paraprake të policisë, dyshohet se peshkatari ka humbur është mbytur. Gjatë kërkimeve, është gjetur edhe mjeti i tij lundrues, i cili ishte fundosur.

Nga hetimet e deritanishme dyshohet se ngjarja ka ndodhur mbrëmjen e djeshme, në kohën kur zona u përfshi nga stuhia dhe moti i keq.

Grupi hetimor po heton në dy pista: mundësinë e një mbytjeje aksidentale, të shkaktuar nga kushtet e vështira atmosferike, si dhe pistën e një vetëvrasjes.

Burime bëjnë me dije se 61-vjeçari ishte i divorcuar, ndërsa fëmijët e tij jetojnë në Greqi. Në Shqipëri ai nuk rezulton të ketë familjarë të tjerë, përveç një motre.

Policia vijon veprimet hetimore për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.