Kreu i SPAK, Klodjan Braho në raportimin e tij për veprimtarinë vjetore të 2025, është pyetur dhe për operacionet e BKH pa praninë e Policisë së Shtetit.
Braho tha se në vitin 2025 referimet penale nga policia kanë qenë në rritje, por pritet më shumë nga policia.
Më tej, drejtuesi i SPAK duke u ndalur te veprimet e BKH tha se janë veprime procedurale që i lejon ligji dhe nuk synon zëvendësimin e Policisë së Shtetit.
“Gjatë 2025, referimet penale janë rritur në SPAK. Dhe gjatë 2026 kemi pasur referime. Kemi vlerësim të madh për Policinë e Shtetit. Ndonjëri prej tyre mund të ketë probleme me ligjin, apo dyshojmë ne se mund të ketë.
Ne presim më shumë nga Policia e Shtetit. Veprimet që mund të kryejë BKH janë veprime procedurale që ligji ia lejon BKH. Pengesat mund të vijnë për shkak të mungesës së infrastrukturës operacionale. Nuk mund ta zëvendësojmë Policinë e Shtetit, por veprimet e BKH pa policinë është një praktikë që e kemi parë dhe në institucionet homologe me të cilat bashkëpunojmë”, tha Braho.
