Rusia paralajmëroi se do të nisë sulme sistematike ndaj objektivave në Kiev, të lidhura me ushtrinë ukrainase si dhë në pikat vendimmarrëse dhe u bëri thirrje të huajve të largoheshin nga kryeqyteti.
Sipas një deklarate nga Moska, ministri i jashtëm rus Sergei Lavrov i tha kryediplomatit amerikan Marco Rubio se sulmet janë në përgjigje të goditjeve të vazhdueshme të Kievit kundër civilëve në rusi.
Në deklaratën e ministrisë së jashtme u bëhej thirrje edhe diplomatëve të largoheshin sa më shoejt të jetë e mundur nga kryeqyteti ukrainas.
Por Ministri i Jashtëm ukrainas Andrii Sybiha u bëri thirrje aleatëve të Kievit të mos i nënshtroheshin shantazhit rus. Kreu i misionit të Bashkimit Europian në qytet tha gjithashtu se dipomatët e bllokut nuk do të shkojnë askund.
Rusia ka cituar atë që e përshkruan si një sulm të qëllimshëm me dron të premten e kaluar në një konvikt studentor në rajonin Luhansk të kontrolluar nga Rusia në Ukrainën lindore.
Ushtria ukrainase i mohoi akuzat ruse dhe tha se kishte goditur një njësi elitare komanduese me dron në zonë.
Ë përgjigjë të këtij sulmi Rusia përdori raketat hipersonike Oreshnik ndaj Kievit, duke lënë disa të vrarë dhe të plagosur.
Ndërkohë, Ukraina ka vazhduar sulmet e veta kundër infrastrukturës dhe aseteve industriale ruse.
