Kryeministri Edi Rama është pritur sot në Bruksel nga Kryeministri i Mbretërisë së Belgjikës, Bart De Wever.
Përpara nisjes së agjendës zyrtare evropiane, kreu i qeverisë shqiptare zhvilloi një takim dypalësh me Kryeministrin e Mbretërisë së Belgjikës.
Në Bruksel zhvillohet Konferenca e 8-të Ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe Bashkimit Europian, e cila hap zyrtarisht rrugën për kalimin e Shqipërisë në fazën përmbyllëse të negociatave për anëtarësim në BE.
Agjenda zyrtare e konferencës
Procesi i zhvillimit të kësaj konference është strukturuar sipas një agjende të përcaktuar protokollare në selinë e Këshillit të Bashkimit Evropian në Bruksel:
18:50 – Mbërritja e Kryeministrit Edi Rama dhe e delegacionit ministror shqiptar në institucionet evropiane.
18:55 – Realizimi i fotografisë zyrtare (familjare) me përfaqësuesit e lartë të vendeve pjesëmarrëse.
19:00 – Nisja zyrtare e punimeve të Konferencës së 8-të Ndërqeveritare.
20:15 – Përmbyllja e takimeve dhe dalja për mediat.
