Mbyllet dita e 43-të e protestës, nis marshimi në rrugët e Tiranës

Protestuesit e mbledhur para godinës së Kryeministrisë për të 43-tën ditë radhazi, kanë nisur marshimin në rrugët e Tiranës, pas përfundimit të fjalimeve.

Me flamuj Kombëtar dhe pankarta në duar, ata kërkojnë largimin e qeverisë dhe të gjithë klasës politike aktuale.

Kujtojmë se protestuesit u grumbulluan në sheshin “Skënderbej”, e më pas marshuan përgjatë Bulevardit “Dëshmorët e Kombit” drejt selisë së qeverisë.

Pasi mbërritën para Kryeministrisë, pjesëmarrësit zhvilluan tubimin duke mbajtur edhe fjalimet përkatëse nga përfaqësues të protestës dhe qytetarë të ndryshëm.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.