Një aksident automobilistik është shënuar këtë të hënë në Çukas, pranë Urës së Kuçit, Berat.
Në aksin Lushnje- Berat, makina ka dalë nga rruga, duke lënë të lënduar drejtuesin e saj, një pastor i huaj i quajtur Smarsuel Gurezi 32 vjeç.
Sipas informacioneve në vend ngjarje, pas daljes nga rruga makina tip Dacia përfundoi në kanalin buzë rrugës. Fatmirësisht ai nuk kishte ujë, i cili mund të rrezikonte jetën e 32 vjeçarit. Atij i janë mbyllur dyer e mjetit gjatë përmbysjes dhe është dashur ndërhyrja e zjarrfikëses, punonjësit e së cilës prenë llamarinat e makinës dhe nxorën shtetasin e huaj.
Ai është dërguar për mjekim në spitalin e Lushnjes dhe është jashtë rrezikut për jetën.
Policia dyshon se shkak i këtij aksidenti mund të ketë qenë shpejtësia ose parakalimi i gabuar i drejtuesit të mjetit.
