Lezhë/ Dhunohet ish-kryetari i PD-së në Dajç, Sokol Toma me fraktura në kokë dhe këmbë

Miks Albania

Të paktën tre persona dyshohet se kanë dhunuar brutalisht biznesmenin Sokol Toma, ish-kryetar i Partisë Demokratike në Dajç të Lezhës.

Ngjarja e rëndë është shënuar mbrëmjen e kaluar, ku persona ende të paidentifikuar dyshohet se i kanë zënë pritë biznesmenit Toma, i njohur si ndërtues në zonën e Shëngjinit.

Mësohet se i dëmtuari ka pësuar fraktura në këmbë dhe në kokë dhe po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale në Spitalin e Traumës.

Autoritetet po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar të ngjarjes.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.