Parashikimet për të shtunën flasin për një ditë të këndshme dhe të mbushur me përvoja të ndryshme. Kjo është një ditë e mirë për të mësuar gjëra të reja dhe për të zhvilluar aftësi të reja. E shtuna favorizon punët në shtëpi, bizneset online, si edhe argëtimin me familjen apo fëmijët. Në dashuri, do të keni mundësi të përjetoni momente të bukura me personin e zemrës.
Nëse keni lindur në shenjën e DASHIT, LUANIT ose SHIGJETARIT, gjatë kësaj të shtune mund të ndiheni të irrituar nga ndërhyrjet e të afërmve apo miqve në planet tuaja. Financat kërkojnë kujdes, pasi pritshmëritë e tepruara për para mund të sjellin zhgënjim. Udhëtimet mund t’ju çojnë drejt vendeve të panjohura ose takimeve interesante. Të lindurit në shenjën e DASHIT do të marrin shumë informacion gjatë ditës, por duhet të tregohen të kujdesshëm me lajmet që ngjajnë më shumë me thashetheme. LUANËT duhet të shmangin konfliktet, pasi tensioni mund të ndikojë edhe në shëndet. Ndërsa SHIGJETARËT do të mendojnë për mënyra më të mira për të organizuar financat apo kursimet e tyre.
Nëse keni lindur në shenjën e DEMIT, VIRGJËRESHËS ose BRICJAPIT, e shtuna mund të sjellë vështirësi në përmbushjen e detyrave profesionale apo angazhimeve të biznesit. Mund të zhgënjeheni nga sjellja juaj ose nga mënyra si të tjerët komunikojnë me ju. Dita do të lidhet me një bisedë, lajm apo ngjarje që prek dikë me të cilin keni lidhje të veçantë. DEMAT mund të marrin pjesë në një mbledhje ku do të diskutohen çështje që lidhen me të rinjtë e familjes. Për VIRGJËRESHAT, dita është e favorshme për takime dhe vizita, megjithëse në jetën sentimentale mund të lindë një debat me partnerin për çështje të rëndësishme. BRICJAPËT duhet të tregohen më tolerantë ndaj mendimeve ndryshe të miqve, pa krijuar tensione të panevojshme.
Nëse keni lindur në shenjën e BINJAKËVE, PESHORES ose UJORIT, do të ndjeni nevojën të kaloni më shumë kohë me njerëz që ju japin energji pozitive dhe optimizëm. Një bisedë me një të afërm do të rezultojë shumë e vlefshme. Dita favorizon takimet dhe momentet e këndshme në shoqëri. Në dashuri, emocionet do të jenë të forta dhe të paharrueshme. Megjithatë, tregoni kujdes me informacionet personale dhe sendet tuaja. BINJAKËT do të kenë mundësi të mira për përparim në çështje të rëndësishme. PESHORET duhet të qëndrojnë të motivuara për të realizuar synimet e ditës. Ndërsa për UJORËT, kjo e shtunë do të jetë një ditë ku mund të punojnë ose të argëtohen sipas dëshirës së tyre.
Nëse keni lindur në shenjën e GAFORRES, AKREPIT ose PESHQVE, e shtuna mund të rezultojë shumë produktive. Dita favorizon përqendrimin tek çështjet familjare dhe financiare, ndërsa punët e shtëpisë do të ecin mbarë. Organizimi i planeve për javën e ardhshme do t’ju ndihmojë të ndiheni më të qetë dhe të përgatitur. Mund të merrni një lajm jo të këndshëm që lidhet me miqtë, por nuk duhet ta lini t’ju ndikojë humorin. Udhëtimet dhe kontaktet e reja mund të sjellin mundësi interesante. GAFORRET do të ndihen të lodhura nga bisedat me persona kokëfortë apo të vështirë. AKREPËT duhet të pushojnë më shumë dhe të shmangin ngarkesën e tepërt mendore. Ndërsa PESHQIT mund të përjetojnë një humor më të rënduar ose pakënaqësi me veten dhe situatën aktuale.
