Hiqen kontrollet në kufirin Shqipëri–Kosovë, nis nga sot zbatimi i lëvizjes së lehtësuar

Që nga kjo e premte ka hyrë në fuqi marrëveshja mes Shqipërisë dhe Kosovës për lehtësimin e qarkullimit në pikat kufitare, duke e bërë kalimin mes dy vendeve shumë më të shpejtë dhe pa vonesa.

Kjo marrëveshje do të jetë në fuqi deri në tetor dhe parashikohet të rikthehet sërish në muajt dhjetor–janar, si edhe gjatë fundjavave.

Qëllimi kryesor është shmangia e radhëve të gjata në kufi, përmes procedurave të përshpejtuara, ku qytetarët kalojnë pa kontrolle të imtësishme dokumentesh, përveç rasteve specifike.

Efektet janë ndjerë menjëherë që në orët e para të zbatimit. Koha e pritjes është ulur ndjeshëm, ndërsa vetëm mëngjesin e sotëm kanë hyrë në Shqipëri rreth 15 mijë persona, shumica e tyre nga Kosova.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.