Tensionet e sotme para Kuvendit u shoqëruan me incidente ku si pasojë kanë mbetur të plagosur efektivë policie dhe protestues.
Raportohet se gjatë përplasjeve të protestuesve me policinë, ku këta të fundit çanë dhe gardhin metalik, kanë mbetur të plagosur 3 efektivë të cilët janë futur brenda rrethimit të parlamentit për të marrë ndihmën e parë.
Sakaq nga përplasjet kanë mbetur të plagosur edhe tre protestues të cilët janë transportuar me ambulancë për të marrë trajtim mjekësor.
