Frikë nga spiunazhi kinez? Masa të jashtëzakonshme sigurie në avionin e Trumpit, mblidhen të gjithë telefonat

Masa të veçanta sigurie u morën gjatë fluturimit të kthimit të Donald Trump nga Kina, pasi gazetarëve në bordin e Air Force One iu kërkua të vendosnin telefonat që kishin përdorur gjatë vizitës në qese speciale Faraday, të cilat bllokojnë sinjalet.

Sipas Jerusalem Post, masa lidhej me shqetësimet për spiunazhin dhe sigurinë kibernetike, për shkak të rrezikut që pajisjet të ishin komprometuar gjatë qëndrimit në Kinë.

Ndërkohë, telefonat rezervë të përdorur nga zyrtarët amerikanë u mblodhën për t’u shkatërruar ose për t’u fshirë të dhënat.

Gazetarët që kishin mbajtur pajisjet personale në qese mbrojtëse gjatë vizitës mundën t’i përdornin ato gjatë fluturimit. Të tjerët mbetën pa telefona deri në mbërritjen në SHBA.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.