Një aksident tragjik është shënuar mëngjesin e sotëm në Maliq, ku një person ka humbur jetën.
Sipas të dhënave paraprake, 44-vjeçari,Igli Kllogjeri, ishte duke ngarkuar disa mjete në automjetin e tij, kur makina dyshohet se ka mbetur pa frena dhe ka lëvizur në një terren të pjerrët, duke përfunduar poshtë.
Për pasojë, personi ka mbetur i bllokuar në automjet dhe ka humbur jetën.
Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit, të cilët po punojnë për nxjerrjen e trupit nga automjeti.
Mjekët kanë konfirmuar vdekjen e 44-vjeçarit. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.
