Ambasadorja e BE: Mesazhi i progres-raportit të KE është i thjeshtë; Shqipëria ka ecur përpara

Kryeministri Edi Rama dhe ambasadorja e Bashkimit Evropian në Shqipëri, Sofia Moreira de Sousa, mbajtën të enjten një konferencë të përbashkët për mediat një ditë pas publikimit të progres raportit të KE për Shqipërinë.

Në fjalën e saj ambasadorja e BE u shpreh se mesazhi i qartë i këtij progres-raporti është se Shqipëria ka ecur përpara.

“Dje KE miratoi raportin për Shqipërinë të cilin unë ja dorëzove kryeministrit, më herët ja dorëzova presidentit, Kuvendit dhe më tej shoqërisë civile. Mesazhi i këtij raporti është i thjeshtë; Shqipëria ka ecur përpara. Ky mesazh pasqyron punën e vërtetë dhe të fortë të grupit negociator, vijimi i kësaj rruge kërkon përpjekje të vazhdueshme. SPAK ka dëshmuar pavarësi dhe ka dhënë rezultate konkrete në luftën kundër korrupsionit. Përpjekjet duhet te vijojë, duhet të punohet për parandalimin e  korrupsionit”, tha ambasadorja.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.