Një furgon pasagjerësh është përfshirë në një aksident rrugor pranë mbikalimit të Kasharit në Tiranë.
Mësohet se drejtuesi i furgonit ka humbur kontrollin mbi mjetin, duke u përplasur me barrierat prej betoni në anë të rrugës. Si pasojë e përplasjes, katër persona kanë mbetur të dëmtuar dhe janë transportuar në spital për të marrë ndihmë mjekësore.
Sipas të dhënave paraprake, të lënduarit nuk paraqesin probleme serioze shëndetësore.
Në vendngjarje
ka mbërritur Policia Rrugore, e cila po punon për të dokumentuar aksidentin dhe për të përcaktuar shkaqet e humbjes së kontrollit të automjetit.
