Aksident në Vlorë, makina përplas motorin, 50-vjeçari përfundon në spital me dëmtime në kokë

Miks News Albania

Një aksident rrugor është regjistruar pak çaste më parë në rrugën “Zenel Mura” në qytetin e Vlorës, ku janë përplasur një automjet tip “Benz” dhe një motor.

Si pasojë e përplasjes, ka mbetur i plagosur drejtuesi i motorit, një 50-vjeçar, i cili ka marrë dëmtime në pjesën e kokës, konkretisht në zonën e ballit.

I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Vlorës, ku po merr ndihmën e nevojshme mjekësore.

Sipas dëshmitarëve në vendngjarje, 50-vjeçari mbante kaskë mbrojtëse në momentin e aksidentit, por kjo nuk e ka penguar të pësojë dëmtime nga përplasja.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e aksidentit.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.