“Kush paguhet mbi 600 mijë lekë tatohet me 13%”/ Flet ekonomistja: Kush ka pagën mbi 2 mln…

Të ftuar në “Shqipëria Live” ekspertja e ekonomisë, Romina Radonshiqi ka folur në lidhje me ligjin e ri mbi tatimin mbi të ardhurat që hyn në fuqi nga 1 Qershori.

Ajo shpjegoi se janë 2 fasha tatimi që do të bëhen në bazë të të ardhurave.

“Takimi mbi pagën paguhet nga punonjësi. Deri në 500 mijë lekë është zero.

Nga 1 Qershori, nëse kemi pagë 600 mijë lekë (të vjetra), 13% e tatimit përkthehet në 29 mijë lekë të vjetra që do i kalojnë shtetit.

Kemi dy fasha tatimore, nga 600 mijë deri në 2 mln lekë, tatohet me 13 %.

Ajo që kalon 2 mln lekë, tatohet me 23%”,është shprehur ekonomistja.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.