Në të gjithë territorin e Qarkut Shkodër vijojnë reshjet e shiut, kryesisht me intensitet mesatar. Sipas autoriteteve, situata paraqitet përgjithësisht e qëndrueshme dhe deri në këto momente nuk raportohen problematika madhore.
Bashkia Shkodër raporton se grupet e punës janë në terren dhe në gatishmëri duke vijuar pastrimin e konetave për garantimin e kullimit të ujërave të shiut.
Ndërsa në Malësinë e Madhe evidentohen ndërprerje të herëpashershme të energjisë elektrike në Kelmend dhe Kastrat. Prurjet e lumenjve nuk paraqesin problematika.
Në bashkinë e Vaut të Dejës raportohen probleme me furnizimin me energji elektrike në pothuajse të gjitha njësitë administrative.
Bashkitë Pukë dhe Fushë-Arrëz nuk raportojnë problematika të lidhura me emergjencat civile.
Ekipet e OSHEE-së dhe strukturat pëgjegjëse vijojnë punën në terren për riparimin e defekteve në linjat përkatëse.
Situata rrugore: Në aksin Qafë Thorë–Theth është ndërhyrë nga firmat e mirëmbajtjes për largimin e gurëve dhe materialeve inerte. Të gjitha akset rrugore janë të kalueshme.
Institucioni i Prefektit të Qarkut Shkodër, në koordinim me bashkitë dhe strukturat përgjegjëse, vijon monitorimin e situatës dhe mbajtjen në gatishmëri të strukturave operacionale.
