7 vajza të mitura e denoncuan për ngacmim seksual, lihet i lirë mësuesi 35-vjeçar! Gjykata i cakton “Detyrim paraqitjeje”

Mësuesi Albano Ameti, i akuzuar për ngacmim në ambientet e shkollës, është lënë i lirë nga gjykata, e cila ka vendosur ndaj tij masën e sigurisë “Detyrim paraqitjeje”.

Vendimi do të jetë në fuqi deri në përfundim të hetimeve. Pas vendimit të gjykatës, familjarët kanë pritur me gëzim transferimin e tij.

Ameti do të hetohet në gjendje të lirë, ndërsa çështja vijon të jetë nën hetim.

Mësuesi 35-vjeçar u ndalua më 6 nëntor, pasi 7 vajza të moshave 14–17 vjeçe denoncuan se ishin ngacmuar seksualisht prej tij në ambientet e shkollës.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.