Protesta në Tiranë ka hyrë në ditën e shtatë, ndërsa situata është tensionuar sërish, me protestuesit që kanë sulmuar Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm dhe kanë thyer xhamat e godinës. Përplasjet me efektivët e policisë vijojnë, ndërsa uniformat blu po përpiqen të menaxhojnë situatën dhe të shpërndajnë turmën.
Ndërkohë, kanë nisur edhe shoqërimet e protestuesve nga ana e policisë.
