Gjatë takimit me drejtuesit e policisë Kryeministri Edi Rama foli për rrëmujën dhe kaosin që protestuesit kanë shkaktuar ndaj bizneseve private ditët e fundit.
Rama u shpreh se protestuesit se kanë nevojë për psikologë dhe se vijnë nga përiferitë me qëllim shkatërrimin e qendrës së kryeqytetit.
“Adhurojnë molotovin dhe rrëmujën e kaosin e iu turren dyqaneve. Kjo masë ka nevojë për psikolog e për t’u trajtuar nga shoqëria si një masë njerëzore vajzash e djem që vijnë nga periferitë për të shkatërruar qendrën e kanë keqkuptimet e mëdha. Përdoren nga shërbime të huaja dhe dashakeqës ndaj Shqipërisë. Rusia nuk është aleate dhe partnere e Shqipërisë, nuk na do stabël dhe me ekonomi e në BE. Policia ka qenë në maksimumin e vetëpërmbajtjes. E dini pse shkojnë te Ministria e Arsimit, por se duan të fusin në kokën e gjithsecilit që po bëhet për arsimin. Si mund të jenë studentë ata që admirojnë gurin dhe rrinë pas atyre që hedhin gurë dhe i duartrokasin kur digjet polici,” tha Rama.
Kryeministri, në takimin përballë zinxhirit drejtues të Policisë së Shtetit u shpreh se përveç rritjes së rrogës nga 1 janari, për secilin polic do të ketë edhe shpërblim 2500 euro.
