Aksident tragjik në Maliq, 44 vjeçari humb jetën, makina e zë poshtë teksa po ngarkonte disa mjete 

Miks News Albania

Një aksident tragjik është shënuar mëngjesin e sotëm në Maliq, ku një person ka humbur jetën.

Sipas të dhënave paraprake, 44-vjeçari,Igli Kllogjeri, ishte duke ngarkuar disa mjete në automjetin e tij, kur makina dyshohet se ka mbetur pa frena dhe ka lëvizur në një terren të pjerrët, duke përfunduar poshtë.

Për pasojë, personi ka mbetur i bllokuar në automjet dhe ka humbur jetën.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë dhe zjarrfikësit, të cilët po punojnë për nxjerrjen e trupit nga automjeti.

Mjekët kanë konfirmuar vdekjen e 44-vjeçarit. Ndërkohë, grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.