Pritet mesazhi i Ramës, Berisha mbërrin në Rinas, do udhëtojë drejt Strasburgut 

Ndërsa pritet fjala e kryeministri Edi Rama nga aeroporti i Rinasit, aty ka mbërritur edhe kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha. 

Raportohet se Berisha pritet të udhëtojë drejt Strasburgut për të ndjekur punimet e Këshillit të Europës që nisin të hënën, ndërsa është akomoduar në sallën VIP të aeroportit.

Berisha do të qëndrojë në Strasburg nga data 28 shtator deri më 1 tetor

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama mbërriti në Aeroportin Nënë Tereza pak pas orës 13:00 të së dielës pas vizitës së tij në SHBA, ku mori pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB.

Siç u bë me dije një natë më parë nga Kryeministria Rama pritet do t’u drejtohet me një mesazh qytetarëve shqiptarë.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.