Rusia sulmon Ukrainën, Zelensky: Moska s’është e gatshme t’i japë fund luftës

Sulmet me dronë rusë vranë të paktën katër persona në Ukrainë gjatë natës dhe në orët e para të 27 shtatorit, përfshirë një person në kryeqytetin Kiev dhe tre në rajonin juglindor të Zaporizhjës, thanë zyrtarët ukrainas.

Në Kiev, një burrë u vra kur një dron rus goditi një ndërtesë në qarkun Sollomianski, njoftoi Shërbimi Shtetëror i Emergjencave të Ukrainës.

Një zjarr shpërtheu në një objekt për riparimin e automjeteve në të njëjtin qark, ndërsa u godit edhe një ndërtesë tjetër, tha agjencia.

Ajo publikoi pamje që tregonin zjarrfikësit duke luftuar me zjarret në ndërtesat e dëmtuara.

Kryetari i Kievit, Vitali Klitschko, tha se një sulm rus në qarkun Shevçenkivski plagosi një grua dhe dy fëmijë 16-vjeçarë. Të tre u dërguan në spital, sipas tij.

Në rajonin e Zaporizhjës, në juglindje të Ukrainës, tre persona u vranë nga sulmet ruse, sipas administratës ushtarake rajonale.

Një burrë u vra në fshatin Komishuvaka, ku një shtëpi u shkatërrua dhe disa të tjera u dëmtuan, tha administrata. Dy persona të tjerë, një burrë dhe një grua, u vranë kur një sulm rus goditi makinën e tyre në fshatin Novotavrijske.

Katër persona u plagosën, ndërkaq në sulmin ndaj Komishuvakës, sipas administratës ushtarake rajonale.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.