Gjykata Speciale në Hagë ka konstatuar se nuk janë kryer krime lufte pas datës 20 qershor 1999.
Si rrjedhojë, akuza për krime kundër njerëzimit është rrëzuar për katër ish-krerët e UÇK-së, Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi.
Ndërkohë, në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë po vijon seanca për shpalljen e aktgjykimit ndaj ish-drejtuesve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
“Lidhur me ekzistencën e një sulmi të përhapur kundër popullatës civile si kusht për krime kundër njerëzimit, Trupi gjykues konstatoi se ZPS-ja nuk ka arritur të vërtetojë se ishte kryer ky sulm i përhapur gjerësisht kundër popullatës civile. Trupi gjykues konstaton se akuzat nuk mund të cilësohen si krime ndaj njerëzimit. Nuk përmbushen kriteret e përgjithshme në lidhje me këto krime”, ka thënë kryetari i trupit gjykues.
