Ndahet nga jeta aktorja Rezana Çeliku, e njohur për rolet në kinemanë shqiptare

Është ndarë nga jeta në moshën 66-vjeçare aktorja dhe ish-prezantuesja shqiptare Rezana Çeliku, e njohur për publikun përmes disa roleve në kinemanë shqiptare dhe eksperiencës së saj në televizion.

Edhe pse nuk kishte kryer studime për aktrim, natyrshmëria dhe prania e saj në ekran bënë që të përzgjidhej për disa role të spikatura.

Çeliku u bë e njohur për publikun edhe përmes rolit të partizanes në filmin “Ata ishin katër”, si dhe interpretimit në “Shokë të një skuadre”. Një tjetër rol i rëndësishëm ishte ai në filmin “Një djalë dhe një vajzë”, një interpretim i konsideruar i guximshëm për kohën dhe që e përballi aktoren edhe me paragjykimet e shoqërisë.

Me ndarjen e saj nga jeta, kinematografia dhe televizioni shqiptar humbin një tjetër figurë të njohur të ekranit.

Rezana Çeliku ishte 66 vjeç.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.