Euro në “pikiatë”, bie në 92 lekë. Tjetër dobësim i monedhës europiane përballë lekut

Euro po këmbehet ditën e sotme me 92 lekë, niveli më i ulët i regjistruar ndonjëherë për valutën europiane. Të dhënat nga agjencitë e këmbimit valutor në vend konfirmojnë rënien e mëtejshme të euros përballë lekut.

Dobësimi i vazhdueshëm lidhet me flukset e larta të valutës që hyjnë në vend, të nxitura kryesisht nga sektori i turizmit, por edhe nga remitancat e emigrantëve.

Ndërkohë, Banka e Shqipërisë ka theksuar në qëndrimet e saj të fundit se forcimi i lekut përballë euros ka ndihmuar në stabilitetin e çmimeve.

Pa këtë efekt, inflacioni do të ishte në nivele më të larta, duke shkuar nga rreth 3.2% aktualisht në 7 deri 8%.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.