Protestuesit po marshojnë në pjesën tjetër të pedonales aty ku deputetët shkojnë përpara se të hyjnë në seancën pleanare.
Ka pasur një sinjalizim të protestueve se deputetët janë duke kaluar nga ai krah ku po marshojnë.
Disa prej tyre ende po përplasen fizikisht me policinë, ndërkohë po bëhet thirrje që të shmanget kjo përplasje për shkak se ovjektivi tyre jane deputetët.
Rruga pranë ministrisë së Brendshme dhe Bashkisë së Tiranës është e bllokuar pasi është krijuar një kaos nga turma e njerëzve.
