Një ngjarje e rëndë është regjistruar sot në fshatin Mashkullorë të Gjirokastrës, ku një 15-vjeçar ka humbur jetën në një kompleks pushimi (pishinë).
Sipas informacionit paraprak, rreth orës 10:00 i mituri dyshohet se ka pësuar infarkt teksa po lahej në pishinë, duke ndërruar jetë si pasojë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon punën për dokumentimin e plotë të rrethanave të rastit.
