Një konflikt i momentit mes një grupi të rinjsh që ishin ulur në një lokal në rrugën e Kunes në Shëngjin dhe menaxherit të tij është përshkallëzuar në përdorimin e armës së zjarrit, duke lënë të plagosur një të ri.
Sipas të dhënave paraprake, mes disa të rinjve dhe menaxherit të lokalit ka pasur një debat, shkaqet e të cilit mbeten ende nën hetim.
Konflikti ka vijuar me përleshje fizike dhe më pas situata ka dalë jashtë kontrollit, kur njëri prej të rinjve ka përdorur armën e zjarrit.
Ai ka qëlluar në këmbë menaxherin Kristian Gjoni, rreth 30 vjeç, duke e lënë të plagosur dhe më pas janë larguar, ndërsa i plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin e Lezhës, ku mësohet se është jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka identifikuar autorin dhe ka nisur kërkimet për lokalizimin dhe shoqërimin e tij, ndërsa po kryhen veprime intensive hetimore.
