Aksident me vdekje në aksin rrugor Lezhë–Rrilë

Aksident i rëndë me pasojë vdekjen e një personi është regjistruar ketë të premte, 22 maj, në aksin rrugor Lezhë–Rrilë, pranë kryqëzimit të Rrilës në vendin e quajtur “Emanuel Gaz”.

Raportohet se një automjet  është përplasur me një motomjet dhe për pasojë drejtuesi i motomjetit ka humbur jetën.

“Rreth orës 21:10, në aksin rrugor Lezhë–Kryqëzimi i Rrilës, automjeti me drejtues shtetasin M. P., 23 vjeç, banues në Lezhë, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin P. M., 36 vjeç, banues në fshatin Barbulloj, Lezhë. Si pasojë e aksidentit, shtetasi P. M., ka humbur jetën. Drejtuesi i automjetit, shtetasi M. P., është shoqëruar në Komisariat, për veprime të mëtejshme procedurale”, njofton policia.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e policisë dhe ambulanca, ndërsa grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit. Trafiku në zonë është shoqëruar me vështirësi për disa minuta.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.