PD protestë sot para kryeministrisë, bllokohen akset kryesore në Tiranë

Për shkak të protestës, do të ketë kufizime të konsiderueshme në qarkullimin rrugor. Konkretisht:

  • Nga ora 23:45 e datës 16 prill deri në përfundim të tubimit, është bllokuar lëvizja dhe ndalohet parkimi në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, nga zona e njohur si “Ura e Dajtit” deri në rrugën “Ismail Qemali”.
  • Nga ora 15:00 e ditës së sotme deri në përfundim të protestës, do të bllokohet qarkullimi i automjeteve në segmentin nga kryqëzimi pranë Ministrisë së Brendshme deri te sheshi “Nënë Tereza”, si dhe në rrugët “Ukraina e Lirë”, “Papa Gjon Pali II” dhe “Ismail Qemali”.

Policia u bën thirrje organizatorëve të respektojnë afatet dhe vendin e përcaktuar për zhvillimin e tubimit, ndërsa qytetarëve u kërkon mirëkuptim për kufizimet e përkohshme në lëvizje.

Gjithashtu, autoritetet apelojnë që qytetarët të distancohen nga çdo veprim i kundërligjshëm që mund të cenojë rendin dhe sigurinë publike gjatë protestës.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.