Kjo e martë, 7 korrik, shënon ditën e 38-të të protestës qytetare në Tiranë.
Njësoj si çdo ditë, bulevardi “Dëshmorët e Kombit” është mbushur plot. Nuk mungon himni kombëtar, flamujt kuq e zi apo thirrjet për dorëheqjen e aktorëve politikë.
“Tani është orari që kryeministri jonë, në detyrë, por jo që na përfaqëson, na bën një foto. Nuk vijnë të shohin kur sheshi mbushet plot dhe të shikojnë se sa shqiptarë po protestojnë kundër tyre. Propaganda nuk funksionon sepse zëri ynë është shumë më i lartë”, tha njëra nga protestueset.
