Zvërneci, Rama: Kur ne morëm detyrën, flamingot vriteshin me çifte për qejf

Kryeministri Edi Rama, në 35-vjetorin e degës së Partisë Socialiste në Elbasan, deklaroi se në kohën e qeverisjes së Sali Berishës flamingot “vriteshin me çifte për qejf”.

“Shtëpia e shqiptarit është e Zotit dhe e mikut. Shtëpia është e hapur për të gjithë. “Shqipëria është e shqiptarëve” të kujton atë sloganin e Gjermanisë naziste. Me atë slogan ata e bënë Gjermaninë delen e zezë të botës. Ai është racizëm, verbëri dhe thikë pas shpine për të gjithë ata që Shqipërisë i kanë dhënë medaljen e artë në Luftën e Dytë Botërore. Në radhë të parë myslimanët, pastaj edhe të krishterët, që u bënë shpëtimtarët e hebrenjve dhe e bënë Shqipërinë të vetmin vend që nuk u dorëzua asnjë hebre. Ndërkohë që në gjithë Europën i merrnin hebrenjtë dhe i shisnin nga frika, ndërkohë që në Shqipëri vunë veten në rrezik për të mbrojtur hebrenjtë. Në një kohë që kombi shqiptar është në një moment po aq historik sa Lidhja e Prizrenit, siç është futja në BE, këto janë marrëzira që shkojnë në drejtim të gabuar me sensin e historisë”, tha Rama,.

“Nëse ti je i shqetësuar për flamingot dhe natyrën, ti je i pari që duhet t’i bësh jehonë të vërtetave, jo manipulimeve. Ti duhet të jesh i pari që duhet të verifikosh të vërtetën mbi bazën e fakteve dhe jo të thuash duam dorëheqjen. Çfarë dorëheqje? Dorëheqjen nga misioni i PS për të anëtarësuar Shqipërinë në BE? Kush do shkojë ta përfaqësojë Shqipërinë atje për të negociuar me BE? Kush do i dalë për zot Shqipërisë? Ne nuk jemi tradhtarë, por shpëtimtarë të një vendi ku flamingot vriteshin me çifte për qejf”, shtoi Rama.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.