Vrau policin, autori i kishte ikur 4 herë RENEA-s

Miks Albania

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku humbi jetën një efektiv policie dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni.

Autori, i kërkuari Violand Braçellari, ishte një person me rrezikshmëri shumë të lartë. 

Ai ndër vite i ka ikur katër herë RENEA-s sepse terreni i vështirë ia ka bërë të mundur. Ka një stan sipër fshatit dhe ky person futej direkt në pyll.

Për të ka pasur një vendim gjyqësor për dënimin me 10 vite burg të Braçellarit për “prodhim dhe shitje narkotikësh”. I dënuar nga Gjykata e Korçës në 2017, dënim i lënë në fuqi edhe nga Apeli e Gjykata e Lartë.

Ndërkohë, ishte në gjyq edhe për krime ndaj personit, konkretisht për një plagosje.

Violand Braçellari ka qenë një ish-ushtarak dhe prej vitesh në kërkim për llogari të Vlorës. Ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të sotëm, kur një grup policor ishte nisur drejt fshatit të thellë malor Bodë, në Lozhan të Maliqit, për kapjen e Braçellarit.

Gjatë momentit të afrimit pranë stanit të madh të qenve, autori ka vërejtur lëvizje të dyshimta dhe ka qëlluar disa herë me armë zjarri. Nga të shtënat ka mbetur i vrarë në krye të detyrës një efektiv policie, Enea Mekolli, ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.