Vapë përvëluese të hënën! Termometri prek 40°C, ja zonat që do të “zien” nga temperaturat

Shqipëria do të vijojë të jetë nën ndikimin e masave ajrore të qëndrueshme dhe të nxehta gjatë ditës së hënë, duke sjellë temperatura të larta në pjesën më të madhe të territorit.

Dita do të nisë me mot të kthjellët, ndërsa gjatë mesditës dhe pasdites pritet të ketë vranësira të pakta deri mesatare, kryesisht në zonat malore të jugut.

Në juglindje, vranësirat do të dendësohen herë pas here, por do të jenë kalimtare. Gjatë pasdites, moti pritet të përmirësohet dhe kthjellimet do të rikthehen në të gjithë vendin.

Reshje të izoluara shiu me intensitet të ulët mund të regjistrohen në jug gjatë mesditës dhe pasdites. Në zonat malore nuk përjashtohen shtrëngata të shkurtra dhe të izoluara.

Sa i përket temperaturave, vapa do të vijojë të jetë e fortë. Temperaturat maksimale pritet të arrijnë deri në 40°C në Elbasan, Berat dhe Gjirokastër.

Era do të fryjë nga veriperëndimi-verilindja me shpejtësi mesatare rreth 7 m/s. Herë pas here, përgjatë bregdetit dhe në zonat luginore, ajo mund të forcohet dhe të arrijë deri në 14 m/s.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.