Tiphaine Auzière, vajza e Brigitte Macron, ka bërë publike lidhjen e saj të re me sipërmarrësin dhe sportistin Antoine Lecomte, 20 vite më të ri.
Tiphaine Auzière ka vendosur të mos e mbajë më të fshehtë jetën e saj sentimentale.
Lidhja e tyre u bë publike përmes një videoje të shpërndarë në Instagram nga Lecomte, ku çifti shfaqet gjatë një fundjave romantike në Amsterdam. Në pamje, Tiphaine dhe Antoine shijojnë kohën së bashku, duke vizituar qytetin dhe duke ndarë momente të ndryshme nga udhëtimi.
Edhe pse çifti nuk ka bërë ndonjë deklaratë të gjatë për lidhjen, postimi në rrjetet sociale duket se ka qenë konfirmimi më i qartë se mes tyre ka nisur një histori dashurie.
Sipas mediave franceze, historia e tyre mund të ketë nisur në Le Touquet, një prej vendeve të lidhura prej vitesh me familjen Macron.
Tiphaine dhe Antoine dyshohet se janë njohur përmes e-foil, sportit ujor që 22-vjeçari praktikon dhe e mëson. Lecomte punon si instruktor i kësaj disipline dhe pikërisht në këtë mënyrë dyshja mund të jetë afruar.
